Itali, 727 persona humbën jetën në 24 orë nga COVID-19

Në Itali shkoi në 110.574 persona numri i të infektuarve, që nga nisja e epidemisë së koronavirusit në këtë vend. Në 24 orët e fundit në vendin fqinj, u shënuan 4.782 persona të infektuar më shumë se dje, me një rritje prej 4.5%.

Nga këta, deri më tani kanë vdekur 13.155 persona, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 727 viktima. Personat e shëruar kanë shkuar në 16 847 persona. Ndërkohë, aktualisht në vendin fqinj janë 80 572 persona që rezultojnë pozitiv nga koronavirusi.

Në spitalet italiane janë aktualisht të shtruar 28 403 pacientë, ku 4 035 prej tyre ndodhen në kujdes intensive. Ndërkohë 48.134 persona të tjerë janë aktualisht duke u trajtuar në shtëpi pasi kanë simptoma të buta të virusit.