Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën i riu shqiptar

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën i riu shqiptar

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 të ditës së sotme në rrugën “Botticelli” në Torino.

Aksidenti ndodhi për shkak se një automjet i tipit “Mini Coper” ka përplasur motorin Suzuki të drejtuar nga 27-vjeçari shqiptar.

I riu kishte përfunduar në asfalt duke marr goditje të rënda. Pavarësisht ndihmës së parë dhe pavarësisht  dërgimit të menjëhershëm në spital, ai nuk ka mundur të mbijetoj për shkak të politraumës së rëndë që kishte pësuar.

Nga autoritetet nuk është bërë i ditur identiteti i shqiptarit, ndërkohë policia po vazhdon hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Të fundit