Flash News

KRYESORE

Itali, aksidentohet sulmuesi i Juventusit

Itali, aksidentohet sulmuesi i Juventusit

Futbollisti i ekipit të Juventusit, Douglas Kosta, është përfshirë në një aksident automobilistik ku është përplasur me një 47-vjeçar.

Makina me të cilën udhëtonte braziliani ka përplasur mjetin tip Fiat Punto dhe drejtuesi i kësaj të fundit është dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë, për fat të mirë Kosta nuk ka pësuar dëmtime të rënda edhe pse makina e tij thuajse u shkatërrua nga përplasja.

Akoma nuk janë bërë të qarta shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia po heton mbi ngjarjen.

Kujtojmë se për sulmuesin e "Zonjës së Vjetër", kohët e fundit ka pasur shumë probleme.  Pak më parë ai vuajti një pezullim të gjatë pas gjestit antisportiv në ndeshjen e fazës së parë kundër Sasuolos, pasi pështyu një nga kundërshtarët e tij.

Gjithashtu, në barazimin e fundit kundër Parmës, Douglas Kosta pësoi një dëmtim dhe pas këtij aksidenti, me shumë mundësi nuk do të luajë ndeshjen e ardhshme.

Të fundit