Flash News

KRYESORE

Itali/ Arrestohet shqiptari murator, furnizonte shpërndarësit me drogë

Itali/ Arrestohet shqiptari murator, furnizonte shpërndarësit me

Policia në Itali arrestoi një 35 vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. Në prangat e karabinierëve ra Roland Barkaj, me precedentë penalë.

Telenord shkruan se ai jetonte në lagjen Oregina në Xhenoa. Në bodrumin që kishte marrë me qira u gjet gjysmë kilogramë kokainë, si edhe 4 mijë euro pas kontrolleve të karabinierëve në banesën e tij.

Nga banorët njihej si një njeri i qetë, i cili punonte si murator. Por ky nuk ishte aktiviteti i tij i vetëm. Hetuesit zbuluan se Barkaj furnizonte tregtarët e vegjël të lëndëve narkotike, duke u dhënë atyre sasi të konsiderueshme kokaine, me nga një kile e më shumë.

Karabinierët i vunë prangat kur po linte bodrumin, duke gjetur brenda ndërtesës 7 kuti të vogla që përmbanin kokainë si dhe 460 euro. Gjatë kontrollit të bodrumit u gjetën edhe tre qese të tjera me kokainë, një peshore elektronike dhe materiale për paketimin e drogës.

Të fundit