Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Në Monza, një vend pranë Milanos në Itali kanë humbur jetën babë e bijë pasi janë helmuar nga Taliumi.
Mësohet se vajza, Patrizja del Zotto, 62 vjeç dhe i ati, Battista del Zotto, 95 vjeç kanë gjetur vdekjen njëri pas tjetrit, në fillim i ati e më pas e bija.
Stalla e tyre në fshatë ishte e mbushur plot me pëllumba dhe dyshohet se helmimi ka ardhur nga jashtëqitja e tyre, pasi ajo përmban një sasi taliumi, një element kimik metalik i cili oksidohet në kontakt me ajrin. Përbërja e taliumit është gjetur në kashtën e shtëpisë së tyre të fshatit në Vermo, Udine. Pas verifikimeve dyshohet se ata janë helmuar nga uji i pusit ose nga ushqimet e ruajtura në kuzhinë.
I moshuari shkoi në spital me urgjencë pasditen e së hënë, në gjendje të rëndë. Gruaja e tij pak më e re, u shtrua më pas me të njëjtat simptoma të helmimit, e po ashtu edhe e bija 58-vjeçare, gjendja e së cilës fatmirësisht po përmirësohet.
Ndërkohë 62-vjeçarja e cila humbi jetën, ndodhej në spital në gjendje kome që prej së enjtes por gjendja e saj u përkeqësua. Sipas raportimeve, viktimat dhe familjarët kanë konsumuar talium. Hipoteza më e besueshme bie mbi jashtëqitjen e pëllumbave që kishin pushtuar stallën e shtëpisë së tyre të fshatit. Policia përjashton mundësinë që helmimi të ketë qenë i qëllimshëm