Flash News

KRYESORE

Itali/ Conte prezanton planin me 5 pika për të menaxhuar shpërthimin e coronavirusit

Itali/ Conte prezanton planin me 5 pika për të menaxhuar

Kryeministri italian Giuseppe Conte prezantoi një plan pesë-pikësh për administrimin e epidemisë së coronavirusit.

Conte tha se plani do të përqendrohet në:

Vazhdimi i distancës sociale me përdorimin e maskave dhe dorezave derisa të vihet në dispozicion një vaksinë ose një terapi.

Përforcimi i sistemit të kujdesit shëndetësor dhe vëmendja e veçantë për të "shmangur një shpërthim tjetër të dytë.

Krijimi i spitaleve speciale Covid-19 për tu kujdesur ekskluzivisht për pacientët me coronavirus.

Kryerja e testimit të antitrupave në një studim të madh për të përcaktuar përhapjen e virusit në popullatë. Conte tha se janë kërkuar 300,000 teste serologjike.

Gjurmimi i kontaktit. Javën e kaluar qeveria zgjodhi zyrtarisht një aplikacion për gjurmimin e kontakteve, të quajtur Immuni, i cili është në fazën e testimit, por zgjedhja për ta shkarkuar do të jetë vullnetare.

Conte tha se qeveria e tij po punon për të lehtësuar ndjeshëm bllokimin e coronavirusit në Itali, ndoshta që nga data kur regjimi aktual i masave kufizuese skadon që nga 4 maj.

Të fundit