Flash News

KRYESORE

Itali/ Drogë nga Shqipëria, sekuestrohen 1.8 tonë marijuanë

Itali/ Drogë nga Shqipëria, sekuestrohen 1.8 tonë marijuanë

Në operacionin e kryer gjatë mbrëmjes të së enjtes dhe së premtës në lokalitetin Teneca di Molfeta, policia italiane ka sekuestruar 1.8 tonelata marijuanë.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane,  sipas të cilave sekuestrimi është bërë në zonën Bishelia, ku lënda narkotike ishte fshehur në dy furgonë, e ndarë në 101 pako. 

Sipas hetuesve, me t’u hedhur në treg droga do të kapte vlerën e 13 milionë eurove. Ndërkohë, në pranga kanë rënë 4 persona, dy shtetas italianë dhe dy shqiptarë, të moshave nga 27 në 50 vjeç. 

Dy prej tyre, 40 dhe 50 vjeç, tentuan t’i shpëtonin forcave të policisë duke u hedhur nga një lartësi prej 5 metrash, veprim nga i cili mbetën të lënduar dhe u prangosën lehtë nga uniformat blu. 

Të fundit