Flash News

KRYESORE

Itali/ Gjashtë turistë të vdekur dhe 11 të plagosur nga aksidenti tragjik

Një aksident tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali, ku humbën jetën 6 persona dhe u plagosën 11 të tjerë. Një drejtues mjeti humbi kontrollin e makinës dhe goditi një grup turistësh në Lutago të Italisë.

Sipas mediave vendase turistët ishin gjermanë dhe po qëndronin buzë rrugës afër një autobusi, pasi kishin kaluar mbrëmjen në një klub. Karabinierët vunë në pranga shoferin 28 vjeçar, i cilina testet e kryera rezultoi se kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli.

Ai ndodhet në spitalin e Brunico-s, paso ka marrë gjithashtu dëmtime. Ndërkohë që dëmtime të mëdha kanë marrë edhe 3 të plagosur të tjerë, të cilët janë nën kontrollin e mjekëve. Një prej të plagosurave, u dërgua me helikopter në spitalin e Innsbruck-ut në Austri, për një ndihmë më të specializuar.

Të fundit