Flash News

KRYESORE

Itali, humb jetën volejbollistja kampione bote

Itali, humb jetën volejbollistja kampione bote

Kampionia e botës në vitin 2002 me Kombëtaren italiane, Sara Anzanello, është ndarë nga jeta ditën e sotme pas një sëmundje të rëndë nga e cila kishte vite që vuante.

Sportistja 38-vjeçare kishte kryer një transplant në mëlçi në vitin 2013, pasi kishte konstatuar një formë të avancuar hepatiti dhe për 5 vite luftoi me vdekjen, por sot humbi betejën përgjithmonë.

Në 2013-ën, Sara luante për një skuadër azerbajxhanase, kur konstatoi sëmundjen dhe pasi kreu terapitë fillestare iu rikthye sërish volejbollit, ku arriti të luajë në Serinë B.

Volejbolli ishte pasioni i saj dhe Anzanello ishte një nga tifozet kryesore të Italisë në Botërorin e sapo-përfunduar, ku shoqet e saj u mposhtën në finale nga Serbia.

Të fundit