Flash News

KRYESORE

Itali/ Konfirmohen dy rastet e parë të prekur me koronavirus

Itali/ Konfirmohen dy rastet e parë të prekur me koronavirus

Dy persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në Itali. Lajmin e dha vetë kryeministri italian , Giuseppe Conte, i cii tha se rastet janë zbuluar në Romë. Të prekurit janë dy turistë kinezë të cilët janë izoluar në spitalin “Spallanzani” të kryeqytetit italian.

“Ne kemi dy raste të konfirmuara për herë të parë me koronavirus në Itali. Ata janë dy turistë kinezë dha kanë në vendin tonë për disa ditë. Nesër në mëngjes unë kam thirrur një Këshill të Ministrave, në të cilin do të marrim masa të mëtejshme në mënyrë që të vihen në dispozicion të gjitha strukturat kompetente, përfshirë mbrojtjen civile”, tha kryeministri.

Në Itali shqetësimi është i madh, duke qenë se dy të prekurit kanë shëtitur prej disa ditësh në vend. Frika është e madhe sepse koronavirusi tani përhapet më lehtë, ndërkohë që simptomat shfaqen më vonë, pasi një person është prekur. Kryeministri tha se është bllokuar rruga ajrore Kinë-Itali.

Të fundit