Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Itali/ Parlamenti votëbeson qeverinë Conte 2, radhën e ka Senati
Parlamenti italian votoi pro qeverisë të formuar nga koalicioni midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes “Pesë Yjet”. Votëbesimi i qeverisë së re ka marrë 343 vota pro dhe 263 kundër.
Kryeministri italian, Giuseppe Conte në fjalën e tij deklaroi se ai së bashku me partinë e koalicionit do të punojnë për të çuar vendin përpara.
“Janë të shumta sfidat që na presin, duke nisur nga sesioni i radhës për bilancin, që duhet të drejtojë vendin drejt një perspektive solide të rritjes dhe të zhvillimit të qëndrueshëm, edhe pse në një kuadër makroekonomik ndërkombëtar të karakterizuar nga pasiguri të thella”.
Një tjetër objektiv i kësaj qeverie është që të punojë të shtojë vendet e punës në Jug.
“Të shtojmë vendet e punës të kategorive të popullatës deri më tani të përjashtuara. Të tilla janë të rinjtë he gratë, sidomos në italianë e mesme. ne duam t’;u ofrojmë atyre, ashtu si edhe gjithë punonjësve të tjerë, mundësi punësimi, rroga të përshtatshme dhe kushte jetese të denja të një vendi të civilizuar”, tha Conte më Dhomën e Deputetëve.
të martën do të jetë Senati që do të vendosë nëse do t’i besojë kësaj qeverie me votë, apo jo.