Flash News

KRYESORE

Itali/ Përurohet shkolla shqipe për komunitetin shqiptar në Cremona

Itali/ Përurohet shkolla shqipe për komunitetin shqiptar në

Në Cremona të Italisë fëmijët do të mësojnë për herë të parë shqip! Komuniteti shqiptar në Cremona të Italisë do të ketë mundësinë që t’u mësojë fëmijëve shqiptarë gjuhën shqipe. Shkolla ku do të mësohet gjuha amtare quhet “Mësonjëtorja”, ndërsa inaugurimi i saj u bë ditën e sotme mes dhjetëra të pranishmëve.

Sikurse “Mësonjëtorja” e parë shqipe në Korçë edhe ajo në Cremona kanë një qëllim, mësimin dhe shkrimin e gjuhës amtare për të mos humbur gjurmët e saj. E këtë herë fëmijët shqiptarë që jetojnë në Itali do ta kenë këtë fat.

Në qytetin e vogël verior të Italisë, lajmi  u prit gëzueshëm, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga vendasit. Edhe gazeta lokale e qytetit “La Provinca Di Cremona” raportoi për hapjen dhe inaugurimin e shkollës ku do të mësohet gjuha shqipe, e cilësuar si një rikthim të identitetit të humbur.

Të fundit