Flash News

KRYESORE

Itali, policia arreston djalin e bosit të mafies kalabreze dhe tre shqiptarë

Djalin e bosit të mafies kalabreze të familjes Pompeo, së bashku me 3 shtetas shqiptarë janë arrestuar nga  Policia italiane mbrëmjen e së premtes (15 shtator)

Arrestimi u krye në flagrancë në lagjen e Bruzzanos, në zonën veriore të qytetit të Milanos. Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në aktivitet kriminal me qëllim trafikun e lëndëve narkotike e shpërndarjen e kartëmonedhave euro false.

I arrestuari italian Luigi Pompeo 42 vjec është djali i Rocco Agostino Pompeo, bosi i klanit mafioz kalabrez Pompeo e një nga familjet historike të Ndraghetas me veprim në qytetin e Milanos.

Së bashku me të janë arrestuar dhe 3 shtetasit shqiptarë ;

Eduard Korkaj, 31 vjeç, Anxhelo Malollari, 30 vjeç  dhe Igli Malollari, 18 vjeç.

Tre të arrestuarit shqiptarë janë të njohur e të dënuar më parë nga drejtësia italiane për vepra të ndryshme penale.

Kjo bandë kriminale e kishte bazën në lagjen  Bruzzano, në apartamentin e një të moshuari që kishte ndërruar jetë dhe nuk kishte trashëgimtarë.

Gjatë arrestimit policia italiane u ka sekuestruar  88 kartëmonedha false të prerjes 100 euro, 242 kartëmonedha false të prerjes 50 euro, 51.1 kg marijuanë, një pistoletë browning e kalibrit 7.65 dhe disa municione.

Të fundit