Itali/ Presidenti i krahinës së Valle d’Aosta-s nën hetim për lidhjet me Ndrangheta-n për votat

Presidenti i krahinës së Valle d’Aosta, Antonio Fosson, po hetohet për bashkëpunim me mafien në zgjedhjet elektorale. Karabinierët e Aosta-s nisën një hetim pasi kishin dyshime për një marrëveshje mes Fosson-it, si edhe bosëve të Ndrangheta-s.

Përveç Fosson-it ish senator, të dyshuar janë edhe zyrtarë të tjerë lokalë si Laurent Viérin ish president i krahinës, si edhe Stefano Borrello dhe këshilltari krahinor Luca Bianchi.

Hetuesit i kanë marrë në pyetje të tre politikanët, ndërkohë që hetimi po udhëhiqet nga prokurori Valerio Longi.

Ajo që u bën përshtypje atyre, është fakti që presidenti Fosson thërret me emrin “shef”, një të moshuar me origjinë nga Kalabria dhe ata habiten se si nj person i tillë, mund të ketë kaq influencë te një ish senator.  Përgjime ka edhe për takimet e politikanit me persona të jerm ë dyshimtë, ku është folur për zgjedhjet dhe votat.