Flash News

KRYESORE

Itali, Presidenti mandaton Giuseppe Conten për krijimin e qeverisë së re

Itali, Presidenti mandaton Giuseppe Conten për krijimin e qeverisë

Kriza politike në Itali po shkon drejtë zgjidhjes. Presidenti italian, Sergio Mattarella, pasditen e sotme, ka mandatuar Giuseppe Conten për krijimin e qeverisë së re.

Vendimi i Presidentit italian erdhi pas një takimi që zgjati afro 2 orë me Giuseppe Conten. Në këtë mënyrë, Conte do të krijojë kabinetin e qeverisë së re dhe më pas duhet të mandatohet nga Presidenti Mattarella.

Giuseppe Conten u propozua për postin e kryeministrit nga Lëvizja 5 Yjet dhe Lega Nord, dy partitë e koalicionit qeveritar në Itali.

Të fundit