Flash News

KRYESORE

Itali, rritet përsëri numri i viktimave: 566 pacientë në 24 orë. Më pak të infektuar

Itali, rritet përsëri numri i viktimave: 566 pacientë në 24

Italia kaloi të hënën e 13 prillit numrin 20 mijë të viktimave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit. Gjatë 24 orëve të fundit, në shtetin fqinj ka pasur një rritje të numrit të viktimave në krahasim me një ditë më parë. 566 njerëz humbën jetën sot për shkak të COVID-19, ndryshe nga dje ku ky numër ishte 431.

Në total në Itali janë shënuar 20.465 viktima, që prej nisjes së pandemisë. Megjithatë, lajm i mirë është fakti se rënia e të sëmurëve seriozë, ata që nodhen në kujdes intensive, vazhdon: 3260 persona janë aktualisht, 83 më pak se dje. Ky, sipas ekspertëve italianë tregon se kulmi është arritur, por ende nuk është tejkaluar.

Por, pavarësisht kësaj, numri i personave që po trajtohen në spital është rritur përsëri. 28.023 shtetas janë aktualisht që po trajtohen, ose 176 më shumë se dje. Të hënën u regjistruan 3153 raste të reja me koronavirus, gati 1 mijë raste më pak se një ditë më parë. Numri total i personave të infektuar në Itali shkoi në 159.516 persona, ndërsa ata që janë shëruar deri më tani janë 35435 pacientë ku 2424 janë  shëruar në 24 orët e fundit.

Të fundit