Flash News

KRYESORE

Itali, shënohen 196 viktima në 24 orë. Konfirmohen 2 mijë raste të reja me koronavirus

Itali, shënohen 196 viktima në 24 orë. Konfirmohen 2 mijë

Italia vijon të përballet me humbje të mëdha njerëzore për shkak të koronavirusit. Të paktën 827 persona kanë humbur jetën në Itali për shkak të koronavirusit, me 196 persona të regjistruar vetëm në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, numri i pacientëve të sëmurë është aktualisht 10.590 persona, 2 mijë më shumë krahasuar me vetëm një ditë më parë.

Ndërkohë, në total janë 12 462 të regjistruar (të prekur, të shëruar dhe njerëz që kanë humbur jetën) nga koronavirusi.

Duket se Italia, pas Kinës do jetë vendi me numrin më të madh të humbjes së jetëve njerëzore për shkak të koronavirusit.

I gjithë vendi është futur në karantinë dhe masat janë nga më të ashprat me qëllim shmangien e përkeqësimit të situatës.

Të fundit