Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Itali/ Sherr për parkimin, 60 vjeçari shqiptar sulmon me thikë një familje
Një 60 vjeçar shqiptar u ndalua nga policia italiane në Romë, pasi akuzohet për plagosje. Në rrugën “Gramsci”, ai nisi të debatonte me tri pjesëtarë të një familjeje, për një vend parkimi. Të dyja palët tentuan që të parkonin makinën në të njëjtin vend të lirë që ishte.
Ndërsa duke folur ata nuk e gjetën gjuhën e përbashkët, 60 vjeçari nxori thikën dhe qëlloi personat që po debatonte, shkruan "Il Giornale". Kryefamiljari mori plagë më të rënda, në gjoks, ndërsa u plagos edhe djali 24 vjeçar, si edhe gruaja. edhe vetë shqiptari u plagos.
Karabinierët shkuan në vendngjarje dhe dërguan në spital të plagosurit për të marrë ndihmën e parë. Ndaj 60 vjeçarit është hapur procedim penal, plagosje e po hetohet ën gjendje të lirë.