Flash News

KRYESORE

Itali, shifër rekord për kë vë bast për fitoren e Beneventos ndaj Juves

Itali, shifër rekord për kë vë bast për fitoren e

Ajo sapo ka thyer rekordin e humbjeve radhazi (11) me nisjen e Serisë A italiane dhe tani Benevento ka thyer një tjetër rekord që nuk e ka zili askush, kësaj here në fushën e basteve.

Në fakt, kompania italiane e basteve Snai ka vendosur që të vendosë koefiçentin 35 në rast se ekipi në fjalë arrin kampionët e Juventusit në Torino të dielën.

Një kuotë e tillë nuk ishte parë asnjëherë më parë në Serinë A.

Për skuadrën e Allegrit, koefiçenti për fitoren është 1,05, pra fare pak më tepër se sa shifra që vihet bast (kush vë 10 euro bast për Juven, fiton vetëm 50 qindarka).

Snai e ka vënë shumë të lartë edhe koefiçentin për barazimin, në kuotën 13.

Të fundit