Flash News

KRYESORE

Itali- Shqipëri; arsyeja pse luhet në Palermo

Itali- Shqipëri; arsyeja pse luhet në Palermo

Sipas të përditshmes sportive italiane Corriera dello Sport, stadiumi “Renzo Barbera” është një hajmali  fatsjellëse për kombëtaren italiane.

Zgjedhja e stadiumit të Palermos nuk është bërë pa arsye nga italianët. Në këtë arenë azurrët kanë luajtur  13  ndeshje  dhe ka humbur vetëm një herë, në vitin 1994.

Përveç kësaj, Sicilia kurrë nuk ka dështuar për të treguar afërsinë e tyre dhe  mbështetjen për kombëtaren.

Tifozët shqiptarë, që duhet të jetë rreth 13.000, do të të zënë të gjithë  stadiumin dhe jo vetëm tek vendi i caktuar si  mysafirë.

Për italianët kjo nuk është thjesht një ndeshje e kombëtares, por ata do të jenë aty edhe për të ndjekur  dhe për të festuar lojën e njëmijtë në karrierën e kapitenit Gigi Buffon.

Të fundit