Flash News

KRYESORE

Itali – Shqipëri, nisin arrestimet për 'zjarrvënësit' e ndeshjes   

Itali – Shqipëri, nisin arrestimet për

Kanë nisur arrestimet në shtetin fqinj, pas incidenteve të shënuar gjatë ndeshjes së të premtes mbrëma në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos, ku dyshohet se tifozët shqiptarë hodhën fishekzjarrë dhe tymues në fushë.

Policia italiane e specializuar për ngjarjet e dhunshme, e njohur si DIGOS, ka arrestuar një tifoz shqiptar, i identifikuar si një nga hedhësit e fishekzjarrëve.

Ndërkohë mësohet se janë identifikuar edhe 77 tifozë të tjerë po të kombëtares shqiptare, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë ndihmuar policinë në identifikimin e të dyshuarve.

Incidentet e shënuara nga tifozeria shqiptare, bënë që ndeshja në të cilën Shqipëria u mund me dy gola, të ndërpritet për afro 10 minuta.

Të fundit