Flash News

E-TJERA

Itali-Shqipëri: Si Hysaj mundi Insignen dhe Imobile Strakoshën

Itali-Shqipëri: Si Hysaj mundi Insignen dhe Imobile Strakoshën

Ndeshja e mbrëmjes së kaluar , nuk luhej vetëm mes dy kombëtareve, Shqipërisë dhe Italisë. Kjo ndeshje kishte dhe nënsfidat e saj. Sfidat ishin si brenda dhe jashtë grupeve përkatëse, por dy prej tyre ishin më të dukshmet në fushë. Duelet Insigne- Hysaj, si pjesë e Napolit, dhe Imobile –Strakosha, si pjesë e Lacios, morën një vëmendje të madhe. I pari nga kuqezinjtë e fitoi sfidën, pasi gjatë gjithë ndeshjes arriti që ta markojë shumë mirë italianin. Por, debutuesi Strakosha, edhe pse fitoi një luftë me grupin e tij, përsëri humbi betejën me Imobilen. Italiani arriti që të shënojë  në portën tonë, duke i treguar shokut të skuadrës se duhet shumë punë për t'u bërë i madh. Pra rezulati i ndeshjes Itali-Shqipëri nuk është 2 me 0, por 2 me 1.

Të fundit