Flash News

KRYESORE

Itali, shqiptari humb jetën aksidentalisht në punë

Itali, shqiptari humb jetën aksidentalisht në punë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar i identifikuar si Kostandin Sotiri, ka humbur jetën në vendin e punës.

Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në Lerma, ku 57-vjeçari ka rënë nga një lartësi prej 20 metrash.

Ai ka qenë duke punuar për të siguruar rrugën që të çon në varrezat e komunës malore, ku po vendoste një rrjetë teli në një mur që kishte rënë në mënyrë të përsëritu, kur ra nga lartësia prej 20 metrash.

Ndihma e shpejtë mbërriti në vendngjarje por pa mundur ta shpëtojë.

Të fundit