Flash News

KRYESORE

Itali/ Shqiptari kapet me 1 kg kokainë me vlerë 400 mijë euro

Itali/ Shqiptari kapet me 1 kg kokainë me vlerë 400 mijë euro

Një shqiptar me banim në Terni të Italisë është arrestuar me mbi 1 kg kokainë të pastër.

Pas hetimeve të realizuara nga policia lokale është bërë sekuestrimi i drogës në qytetin ku jeton shqiptari. Kokaina ishte e destinuar për tregun e qytetit.

Ndërkohë që operacioni u zhvillua mbrëmë vonë, duke çuar në pranga 43 vjeçarin shqiptar. Vlera e drogës kap shifrën e 400 mijë eurove, duke patur parasysh që porcion kokaine kushton 80 euro.

43 vjeçari ka shkuar në Itali në vitin 2002 dhe jetonte atje me dokumente të rregullta lejeqëndrimi për një kohë të gjatë.

Droga u gjet në pjesën e pultit të makinës që drejtohej nga shqiptari.

Të fundit