Flash News

KRYESORE

Itali/ Tension në Lampedusa, anija me emigrantë thyen urdhrin e autoriteteve

Itali/ Tension në Lampedusa, anija me emigrantë thyen urdhrin e

Shteti italian ka paralajmëruar kapitenin e varkës të mbushur plot me emigrantë që të mos të futet në ujërat e tij, por kursi i mjetit nuk ka ndryshua dhe ka mbërritur në ishullin e Lampedusa-s.

“E di që kjo është e rrezikshme, por ata janë të shumë të lodhur. Unë do t’iu garantoj atyre siguri”, tha kapiteni i anijes.

Zv/kryeministri populist i Italisë, Matteo Salvini, ka thënë se këtyre personave nuk do t’iu lejohet hyrja në Itali.

“Imigrimi nuk mund të menaxhohet me anije të jashtëligjshme. Ne jemi të gatshëm të bllokojmë këtë kaos. Durimit tonë i ka ardhur fundi.”, tha ai

Autoritetet italiane kanë paralajmëruar se do të ndëshkojnë me gjoba të rënda anijet që i janë afruar këtij ishulli.

Shoqata e bamirësisë gjermane, që është përgjegjëse për aktivitetin e anijes, ka akuzuar institucionet evropiane se nuk i përmbushin përgjegjësitë, shpëtimin e emigrantëve në det.

Të fundit