Flash News

KRYESORE

Itali/ Vazhdojnë negociatat për krijimin e qeverisë së re italiane

Itali/ Vazhdojnë negociatat për krijimin e qeverisë së re

Partia italiane, Pesë Yjet informoi se përpjekjet për të krijuar koalicion me Partinë Demokratike të qendrës së majtë, ende ka mundësi të dështojnë.

Drejtuesi i kësaj partie, Luigi Di Maio, ka thënë se “ne ose do të arrijmë marrëveshje që bazohet në pikat e programit tonë, ose do të ndalemi këtu”, raporton REL.

Nëse Partia Demokratike, e cila ka qenë armike e Lëvizjes Pesë Yjet vetëm disa javë parë, nuk pajtohet me kërkesat kyçe të Lëvizjes atëherë “do të jetë më mirë që të kthehemi te kutitë e votimit sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Di Maio.

Paralajmërimet e tij kanë ardhur pas disa konsultimeve me kryeministrin teknik, Giuseppe Conte, të cilit i është kërkuar që të formojë qeverinë e re, pas shpërbërjes së koalicionit populist të Italisë më herët gjatë këtij muaji.

“Ne nuk jemi duke shikuar për një qeveri sa për të thënë, ne konsiderojmë se disa prej pikave tona të programit janë të domosdoshme”, ka thënë ai.

Reagimet e Partisë Demokratike kanë qenë të shpejta, pasi Graziano Delrio, ka insistuar se partia “është e përkushtuar që me besnikëri të mbështesë përpjekjet e kryeministrit Conte. Këto përpjekje kanë kthyer besimin në Itali”.

“Ultimatumet e Di Maios ndaj kryeministrit tenik janë plotësisht të papranueshme”, ka thënë ai.

Të fundit