Flash News

KRYESORE

Itali/ Vdes shqiptari gjatë një aksidenti në punë

Itali/ Vdes shqiptari gjatë një aksidenti në punë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku një emigrant shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti që i ka ndodhur në punë.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Padova. Shqiptari një 23-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia, ka humbur jetën ndërsa ishte duke punuar me një makinë metalprerëse.

Aksidenti është shkaktuar për shkak se një cope llamarinë kishte dalë nga procesi normal i punës së makinës duke e goditur në qafë.23 – vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Karabinierët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, për të zbuluar shkaqet e aksidentit me pasojë vdekjen e një personi.

Të fundit