Flash News

KRYESORE

Italia me 4 sulmues, Panucci kthehet te rreshtimi 4-5-1

Eksperimenti me Spanjën nuk funksionoi dhe Panucci i është rikthyer modulit të vjetër në përballjen me Italinë. Nga minuta e parë kapiteni Agolli, ndërsa konfirmohen Kaçe e Grezda. Pak nga starti i ndeshjes së fundit të elimnatoreve, trajneri Panucci është i vendosur për të kërkuar më të mirën dhe këtë gjë do ta arrijë pa bërë eksperimente siç ndodhi në Spanjë, 3 ditë më parë. Panucci do të rikthejë rreshtimin me 4 në mbrojtje, me rikthimin e Mavrajt në krah të Ajetit. Në mesfushë pritet një rreshtim me 5, ku krahas Roshit të rikthyer nga pezullimi, konfirmohen Grzda dhe Kaçe. Një vend titullari e ka dhe Memushaj, ndërsa dilema mbetet te Kukeli, i cili ka patur disa shqetësime në stërvitjen e fundit dhe për momentin një vend titullari mendohet se mund ta marrë Basha.

Konfirmohen ndërkohë nga minuta e parë Sadiku, i cili për arsye sigurie është aktivizuar vetëm në pjesën e dytë në Spanjë.

Në konferecën për shtyp, Panucci zbuloi se mosaktivizimi i Sadikut dhe Agollit në ndeshjen në Spanjë ishin masa paraprake për të patur formcionin më të mirë në ndeshjen me Italinë.

Ndërkohë, sot, para fillimit të ndeshjes, Lorik Cana do t’i japë fund zyrtarisht futbollit pikërisht përpara ndeshjes ndaj Italisë. Ish-kapiteni i kombëtares, i tërhequr praktikisht që pas finaleve të Europianit verën e kaluar, pritej të bënte ceremoninë përfundimtare dhe zgjodhi pikërisht takimin ndaj italianëve. Cana luajti vitet e fundit të karrierës në Itali me Lacion, dhe u martua me një vajzë italiane, dhe ndoshta këto kanë qenë arsyet që zgjodhi ta jepte lamtumirën pikërisht ndaj të Kaltërve.

Të fundit