Flash News

KRYESORE

Italia, arrestohen 2 “skifterë”, vodhën dyqanet gjatë festës së fshatit

Pas bandës së hajdutëve në Greqi, edhe në Itali janë kapur dy të tillë nga policia italiane. Fshati ishte në festë dhe dy shqiptarët kanë shfrytëzuar rastin dhe bëjnë “kërdinë” në dyqane e shëpi. Dy shqiptarë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Altamura të Italisë pas grabitjes me armë në një dyqan dhe planifikimit të vjedhjes së një tjetër banese.

Të dy të rinjtë, përkatësisht 22 vjeç, banues në këtë provincë kanë përfituar nga rasti i festës së “San Riccardo” dhe të maskuar e të pajisur me armë kanë vënë në shënjestër dyqanin për të grabitur aty një shumë prej 500 eurosh.

Shqiptarët te cileve mediat italiane u kane publikuar vetem inicialet, M.E. dhe KH, janë arrestuar menjëherë pas ikjes për në Via Puccini, edhe pse tentuan t’i shpëtonin karabinierëve.

Të fundit