Flash News

KRYESORE

Italia drejt fitores, rekord të shëruarish në 24 orët e fundit

Italia drejt fitores, rekord të shëruarish në 24 orët e

Italia vijon të ndjejë lehtësimin nga pandemia e koronavirusit. Ndonëse numri i viktimave mbetet ende në shifra të larta (në nivel ditor), duket se në disa aspekte të tjera gjërat po shkojnë mirë. Së pari, duhet theksuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 437 viktima (537 vetëm një ditë më parë).

Tashmë në Itali kalon pragu i 25 mijë viktimave, ose numri total në shifra ekzakte është 25.085 viktima që prej nisjes së pandemisë. Të dhënat tregojnë se në kujdesin intensive po trajtohen 2384 persona, ose 87 më pak se një ditë më parë.

Në spital janë duke marrë trajtim në total 23.805 persona ose 329 më pak se një ditë më parë. Nga totali i personave që aktualisht janë pozitiv me koronavirus, 81.510 persona janë në izolim në shtëpi. Në 24 orët e fundit pati një rekord të personave të shëruar me 2.943 shtetas, duke e çuar numrin në 54.543 shtetas.

Të fundit