Flash News

KRYESORE

Italia goditet sërish nga tërmeti gjatë natës

Italia goditet sërish nga tërmeti gjatë natës

Për dy ditë me radhë Italia është goditur nga tërmeti. Rreth orës 2:00 të natës, është regjistruar një tërmet prej 3.4 ballë, me thellësi 5 km nën tokë me epiqendër në komunën Piave Torina në provincën e Maceratës.

Një tjetër natë e frikshme për banorët e këtij territori që kanë ende të hapura plagët e tërmetit të tmerrrshëm të 24 gushtit 2016. Insitutiti kombëtar i sizmologjisë informon se ky tërmet është shoqëruar dhe me 3 lëkundje të tjera të shkallës 2 deri në 2.9 ballë.

Fatmirësisht nuk ka të plagosur. Kryetari i bashkisë së komunave të këtij territori si dhe një grup ekspertësh të mbrojtjes civiile po kryejnë verifikimet e rastit. Kryetari i bashkisë së Pieve Torina , Alessandro Gentilucci  informon se në këtë qytezë 6 familje janë evakuar për shkak të dëmeve në banesat e tyre e mjaft ndërtesa  kanë pësuar dëme të shumta gjatë tërmeteve të dy ditëve të fundit.

 

Të fundit