Flash News

KRYESORE

Italia kërcënon me mbylljen e porteve për emigrantët

Italia kërcënon me mbylljen e porteve për emigrantët

Italia ka kërcënuar se do të ndalojë anijet e vendeve të tjera që të zbarkojnë nga emigrantët në portet e saj.

Ky reagim i Italisë vjen pasi përfaqësuesi i Italisë në BE, Maurizio Massari, paralajmëroi vendet e bllokut përmes një letre se situata ishte bërë “e paqëndrueshme”.

Rreth 10,000 persona besohet se kanë tentuar udhëtimin nga Afrika e Veriut në katër ditët e fundit.

Në ndërkohë më shumë se 73,000 emigrantë kanë zbarkuar në Itali këtë vit që shënon edhe një rritje prej 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rreth 2000 persona kanë vdekur ose janë zhdukur e besohet se kanë vdekur, shumica prej tyre që po përpiqeshin të kalonin nga Libia, të dhëna këto nga Agjencia e Refugjatëve të OKB-së, transmeton klankosova.

Libia është një portë në Evropë për emigrantët nga e gjithë Afrika dhe gjithashtu nga gadishulli Arabik, Egjipti, Siria dhe Bangladeshi.

Shumë prej emigrantëvë po ikin nga lufta, nga varfëria ose nga persekutimi.

Roja bregdetare italiane merr rolin udhëheqës në koordinimin e operacioneve të shpëtimit, por shumë nga anijet drejtohen nga grupet jofitimprurëse që lundrojnë me flamuj nga vendet e tjera, duke përfshirë vendet e BE-së si Gjermania dhe Malta.

“Ideja e bllokimit të anijeve humanitare që lundrojnë në flamuj të huaj në portet italiane është diskutuar.Italia ka arritur pikën e ngopjes”, ka thënë një burim i Qeverisë italiane për Reuters.

Të fundit