Flash News

KRYESORE

Italia kërcënon me burg për të prekurit me Covid-19 që shkelin karantinën

Italia kërcënon me burg për të prekurit me Covid-19 që

Italia ka njoftuar dënime të reja më të rrepta të reja për të ngushtuar përhapjen e virusit në vend, përfshirë edhe arrestimet  për ata persona që janë unfektuar dhe shkelin karantinën.

Urdhrat e rinj, të botuar mbrëmë vonë përfshijnë:

Ata që kanë rezultuar pozitivë dhe nuk qëndrojnë në shtëpi, mund të përballen me një deri në pesë vjet burg.

Gjobat për shkeljen e karantinës rriten nga 400 euro (430 dollarë) në 3,000 euro (3,245 dollarë).

Bizneset që thyejnë rregulla për të parandaluar përhapjen e virusit mund të mbyllen

Rregulloret do të rishikohen çdo muaj deri më 31 korrik, dhe mund të bëhen më të rrepta, thuhet në dekretin e qeverisë.

Italia, epiqendra e re e virusit në botë, ka regjistruar afro 70,000 raste dhe pothuajse 7,000 vdekje, sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins.

Të fundit