Italia mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun italian Giuseppe Conte. Kryeministri italian shprehu mbështetje për hapjen e negociatave të Shqipërisë, duke theksuar se vendi ka bërë progres sidomos në reforma. Nga ana e tij kryeministri Rama tha se ardhja e Contes në Shqipëri është një sinjal bashkëpunimi dhe mbështetjeje nga shteti italian.

“Unë dua të falënderoj qeverinë italiane që po na mbështet. Ne jemi në progres, pasi Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë për të hyrë në BE. Për marrëdhëniet bilaterale nuk kam asnjë shqetësim. Por sigurisht ka sfida. Procesi i reformës në drejtësi dhe integrimi përbëjnë një shtyllë mbështetëse për rritjen e bashkëpunimit”- tha Rama.

“Jam këtu në mbështetje të reformave të shtetit shqiptar.  Italia mbështet hapjen e negociatave. Personalisht ditën e premte do ta mbështes këtë pozicion.  Për krizën politike maxhoranca duhet t’i propozojë opozitës dialog konstruktiv dhe pa kushte”-tha Giuseppe Conte.