Flash News

KRYESORE

Italia ndryshon buxhetin pas kritikave të Brukselit

Italia ndryshon buxhetin pas kritikave të Brukselit

Parlamenti italian miratoi mbrëmjen e së shtunës rishikimin e buxhetit pas kritikave të Brukselit për rrezikun e rritjes së defiçitit buxhetor.

Rishikimi i buxhetit mori votat e 327 deputetëve të koalicionit qeverisës mes 5 Yjeve dhe Lega Nordit. Ndërkohë kundër tij votuan 228 deputetët opozitarë.

Buxheti i ri parashikon që defiçiti të mos e tejkalojë objektivin prej 2%. Shpenzimet e planifikuar nga qeveria si pjesë e paketës kundër varfërisë e rrisnin defiçitin në 2.4%. Kjo ishte hera e parë që BE ktheu për rishikim buxhetin e një vendi anëtar.

Të fundit