Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Italia në Ligën e Kombeve, Lista e lojtarëve të grumbulluar nga Mancini
Mancini do të nisë grumbullimin e kombëtares italiane për ndeshjet debutuese në Ligën e Kombeve, kundër Polonisë dhe Portugalisë.
Gjithçka nis pas fitores me Arabinë, humbjes me Francën dhe barazimit me Holandën, ndeshjet e para të zhvilluara prej Mancinit në krye të pankinës zikaltër, duke zbritur në fushë një formacion me modulin 4-3-3.
Për momentin as Verratti, Conti dhe Spinazzola nuk janë të gatshëm, ndërsa De Sciglio nuk ka luajtur ende. Shumë dyshime ngrihen mbi De Rossin, ndërkohë që do të jetë Chiellini për sa kohë që të ketë nevojë trajneri, pasi e ka të vështirë t’i thotë “Jo” kombëtares.
Megjithatë, shpresë ka pasi në gjendje të mirë janë Chiellini, Bernardeschi, Jorginho, Belotti, Berardi, Chiesa dhe Bonaventura.
Në listën e tij do të jetë i gatshëm edhe Gagliardini. Sa i përket portës, në pritje të duelit Milan-Roma të së premtes në mbrëmje, Mancini do të vendosë nëse do të luajë me Donnarummën, prej të cilit kërkon garanci, përndryshe në balotazh do të jenë Perin dhe Sirigu.
Lista e plotë e Italisë:
Portierë: Donnarumma, Perin, Sirigu.
Mbrojtës: Zappacosta, D’Ambrosio, Criscito, Darmian, Bonuçi, Chiellini, Caldara, Romagnoli (Rugani, Emerson, Calabria).
Mesfushorë: Jorginho, Mandragora, Pellegrini, Cristante, Gagliardini, Bonaventura (Benassi, Parolo, Baselli, De Rossi).
Sulmues: Chiesa, Bernardeschi, Berardi, Belotti, Immobile, Balotelli, Insigne, Politano.