Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Italia njeh Serbinë ‘lider të stabilitetit’, Vuçiç njofton nismën (e re) ku përfshihet edhe Shqipëria
Italia njeh Serbinë si lider të stabilitetit në rajon. Deklarata është bërë nga presidenti italian, Sergio Mattarella gjatë takimit që zhvilloi në Romë me homologun serb, Aleksandar Vuçiç.
“Serbia është lider në stabilitetin e rajonit. Kjo është arsyeja përse anëtarësimi juaj në BE është shumë i rëndësishëm”, është shprehur Mattarella.
Gjatë takimeve në Romë, Vuçiç ka prezantuar nismën gjysmë të re për një takim tripalësh Itali-Serbi-Shqipëri. Ky takim është zhvilluar në 2015-ën dhe 2016-ën në nivel të ministrave të Jashtëm, por Beogradi kërkon rritjen e nivelit të përfaqësimit. Presidenti serb theksoi se takimi do të ketë për qëllim forcimin e lidhjeve politike dhe ekonomike mes tre vendeve. Ai u shpreh se këtë nismë do ta diskutojë fillimisht me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.