Italia po ja del!

Nga Alban Daci

Italia është një vend me kapacitete të jashtëzakonshme njerëzore, ekonomike, teknologjike dhe inovacioni në çdo sektor duke përfshirë edhe shëndetësinë.
Italia po kalon një ndër periudhat më të vështira të saj. Ajo ka pasur dhe ka nevojë për solidaritet ashtu siç i ka dhuruar vazhdimisht Europës dhe Botës.
Keto ditë përtej solidaritetit, nuk kanë munguar kritika, paragjykime e ndoshta edhe racizëm kundër Italisë.
Sigurisht që për çdo ngjarje ka nevojë për kritika e duhet të bëhen kritika, por në këto momente Italia ka nevojë për mbështetje dhe solidaritet.
Italia po e kalon këtë situatë shumë të vështirë dhe të dhënat po e dëshmojnë këtë. Pra, ka shenja serioze optimizmi në Itali.
Mjekët, forcat e rendit, infermierët, kamionistët, punonjësit e transportit polublik, e të gjithë qytetarët meritojnë mirënjohje për këtë sakrificë që po përjetojnë së bashku e po reagojnë së bashku!
Italia ja doli të mos kthehej e gjitha Lombardia! Gjithashtu Lombardia bërë betejë heroike për të shëruar veten dhe gjithë Italinë!
Populli italian dëshmoj edhe njëherë se është një popull që din të reagoj e të qëndroj përballë çdo vështirësisë.
Italia është një shtet që meriton solidaritet dhe mbështetje!
Luftën po thuajse e kaluam e tani po të gjithë se bashku duhet të impenjohimi e të ngrihemi edhe më fuqishëm se perpara.
Italia u gjunjëzua, por nuk u rrëzua ! Ajo tashmë po ringrihet ashtu siç u ringrit pas Luftës II!
Për mua tashmë pas kësaj eksperience Italia është Atdheu jonë e së bashku duhet të impenjohemi ta bëjmë më të bukur se sa është!
Të mos harrojmë këtë eksperiencë e të mendojmë për të ardhmen!