Flash News

KRYESORE

Italia po "ringjallet", Mancini tregon objektivin e madh

Italia po "ringjallet", Mancini tregon objektivin e madh

Italia ka ndryshuar krejt për mirë, që kur Roberto Mancini u bë trajner i saj. Tashmë skuadra duket e ekuilibruar dhe në Olimpico të Romës vjen Greqia. Synimi për këtë ndeshje dihet: fitorja e tetë rresht në eliminatoret e Euro 2020.

Gjatë konferencës për shtyp para takimit me ekipin helen, trajneri i kombëtares italiane nuk u tregua aspak i rezervuar për ecurinë e skuadrës axurre.

"Kur mora drejtimin e kombëtares, nuk e dija se çfarë do të ndodhte pas 15 muajsh. Gjithsesi, grupi gjeti harmoninë menjëherë dhe nuk vuajtëm as kur humbëm me Portugalinë dhe Francën. Gjithmonë kemi ardhur në rritje si ekip.”

"Më Greqinë nuk do ta kemi të lehtë. Ata kanë ndryshuar trajner, lojtarë dhe modul. Objektivi ynë është i qartë, duam të fitojmë ndeshjen, por edhe Europianin".

Të fundit