Flash News

KRYESORE

Italia shpall të shtunën ditë zie kombëtare

Italia shpall të shtunën ditë zie kombëtare

Ditën e shtunë do të mbahen ceremonitë mortore të viktimave të tragjedisë së urës Morandi. Ceremonitë do të organizohen nga shteti dhe do të nisin në orën 11:00 të së shtunës.

Ato do të mbahen në kompleksin “Fiera di Xhenova” dhe të pranishëm do të jenë përfaqësues të qeverisë ndërsa mediat italiane raportojnë se i pranishëm do të jetë edhe presidenti Serxho Matarela.

Ditën e shtunë, qeveria italiane e ka shpallur ditë zie kombëtare në ndër të 39 viktimave që humbën jetën si pasojë e rrëzimit të urës Morandi në Genova.

 

 

Të fundit