Flash News

KRYESORE

Italia u eleminua nga Botërori ‘Rusi 2018’, por Buffon do të jetë pjesë e tij

Italia u eleminua nga Botërori ‘Rusi 2018’, por Buffon do

Portieri legjendar i Juventusit, Gianluigi Buffon, do të jetë pjesë e Botërorit ‘Rusi 2018’, jo si portier por si imazhi i një spoti publicitar.

Sipas “La Stampa”, Buffon do të do të xhirojë spotin publicitar për kompaninë ajrore ruse “S7 Airlines”, në datat 14-16 qershor dhe me shumë mundësi do të marrë një ftesë edhe nga FIFA për të qenë i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Botërorit dhe në ndonjë prej ndeshjeve.

Ndërkohë, më 7 qershor, Gianluigi Buffon do të bëjë edhe një udhëtim drejt Kinës për të promovuar lojën e futbollit, të cilit ai do t’i japë lamtumirën më 4 qershor me ndeshjen që Italia do të luajë ndaj Holandës në ‘Allianz Stadium’ në Torino.

Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar Italia dështoi në eliminatoret e Botërorit kundër Suedisë, duke humbur finalet e “Rusi 2018”.

 

Të fundit