Flash News

KRYESORE

Italia vijon të ‘çlirojë’ territoret nga pushtimi i COVID-19

Italia vijon të ‘çlirojë’ territoret nga pushtimi i

Italia vijon të ketë shifra të qëndrueshme, infektimesh, të shëruar dhe persona që kanë humbur jetën nga virusi Covid.  Të dhënat nga buletini i Mbrojtjes Civile raportojnë një rënie të personave të shtruar në spital. Sot janë regjistruar 2635 persona në kujdesin intesniv, ose 98 më pak se dje.

Ndërkohë janë 25.033 pacientë që po marrin trajtim në sptial, me një rritje prej 26 shtetas më shumë se dje. Në 24 orët e fundit humbën jetën 433 njerëz, ndërsa një ditë më parë pati 482 viktima. Në total, Italia ka regjistruar deri më tani 23.660 viktima. Numri i personave të shëruar ka shkuar në 47.055 persona, me 2.128 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 3047 raste të reja me koronavirus, duke pësuar një rënie në krahasim me një ditë më parë. Numri i përgjithshëm i personave që kanë kontraktuar virusin që nga shpërthimi ka qenë 178.972. Buletinet e Mbrojtjes Civile, me përjashtim të numrit ende të lartë të viktimave, konfirmojnë një prirje pozitive.

Të fundit