Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Italianët: ku ka vend më të mirë se atdheu i Ballist Morinës për Republikën e droneve
Bashkimi Europian ka rregulla të hekurta mbi eksperimentimet e mjeteve autonome, sidomos për dronet dhe sistemet FPV (First Person View). Si pasojë, shumë kompani dhe qendra kërkimore kanë vështirësi për të marrë autorizimet e nevojshme për testimet e fluturakëve.
Ku më mirë se atdheu i Ballist Morinës për të nisur një aventurë të re të droneve europianë?
Në kuadrin e projekteve IPA CPB dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe atë të Transporteve, disa zona në Shqipëri do të shërbejnë si qendër kërkimore, në një pikë referimi ku prodhuesit më të mëdhenj të droneve të gjejnë vendin ideal për eksperimentimin e objekteve fluturuese.
Objekt i marrëveshjes me Ministrinë e Mjedisit është identifikimi i disa zonave të territorit me karakteristika ideale morfologjike për të implementuar teknika të kërkimit dhe testimit për monitorim.
Nëse dëgjoni ndonjë gumëzhimë në distancë mbani kokën poshtë, dronet janë midis nesh.