Flash News

KRYESORE

Italianët ndryshojnë programin, ja kur luhet ndeshja Juve-Inter

Italianët ndryshojnë programin, ja kur luhet ndeshja Juve-Inter

Coronavirus ka trembur gjithë Italinë. Javën e kaluar u shtynë gjashtë ndeshje të Serie A. Data 13 maj ishte menduar si zgjidhje, por duket si një gjë utopike.

Presioni i Interit dhe jo vetëm ka bërë që Liga Italiane e Futbollit të ndryshojë mendje. Ndeshjet e prapambetura do të luhen më 7, 8 dhe 9 mars. Nesër pritet zyrtarizimi.

Ndeshja e shumëpritur e Juventusit dhe Interit pritet të luhet të hënën, më 9 mars, ashtu si takimi Milan-Genoa. Katër ndeshjet e tjera do të luhen më 7-8 mars.

Me pak fjalë, kalendari i Serie A do të spostohet me një javë. Jo një gjë e madhe, por me ndikim.

Të fundit