Flash News

KRYESORE

Italianët talleshin me Tramexanin:Ti je i dëshpëruar! Pse luhet futboll në Shqipëri?

Në konferencën për shtyp Tramexani ka njoftuar largimin nga klubi i Luganos, ku ishte ne pozicinin e trajnerit. Gjithashtu ai zbuloi se si talleshin italianët me të kur para 6 vitesh pranoi të fillonte punë përkrah De Biazit në Kombëtaren shqiptare.

“Nuk kam frikë nga e ardhmja. Nëse do të dëgjoja ata të cilët para se të vija te Lugano më thoshin që nuk ishte klubi i duhur për mua, atëhere sot nuk do të isha këtu. Për të mos folur për 6 vite më parë, para se të shkoja tek Shqipëria, kur njerëzit qeshnin me mua dhe më drejtoheshin duke thënë:’Ti je i dëshpëruar! Pse luhet futboll në Shqipëri?’

Megjithatë unë shkova dhe nuk kishte një fushë apo një qendër sportive për t`u stërvitur. Nuk kam frikë sepse mendoj vetëm për  të trajnuar dhe për të dhënë maksimumin”, u shpreh ish zv. Trajneri i kombëtares shqiptare.

Të fundit