Flash News

KRYESORE

Italiani kapet me 350 mijë euro në Rinas, ja si i justifikon

Italiani kapet me 350 mijë euro në Rinas, ja si i justifikon

51-vjeçari italian M. Codoro i kapur dje në Rinas me 350 mijë euro, rezulton të jetë një biznesmen. Pasi është marr në pyetje nga policia, biznesmeni ka deklaruar se paratë janë të ligjshme nga biznesi i tij. Ai ka thënë se i ka tërhequr në bankë por nuk i ka deklaruar.

“Unë jam biznesmen dhe paratë që kisha me vete janë të ligjshme, vijnë nga bizneset e mia. I kam tërhequr në bankë por nuk i deklarova”, mësohet të ketë thënë italiani, raporton “BalkanWeb”.

Policia e Tiranës nisi procedimin penal në gjendje të lirë për 51-vjeçarin.

Të fundit