Flash News

KRYESORE

Italiani vret me thikë 31 vjeçarin shqiptar në Piaçenca

Italiani vret me thikë 31 vjeçarin shqiptar në Piaçenca

Një i ri shqiptar është vrarë mbrëmjen e djeshme në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Piacenza rreth orës 23:30 minuta të mesnatës. Siç bëjnë të ditur burime nga policia italiane, të cituara nga mediat vendase, vrasësi është një italian.

I riu shqiptar është identifikuar si Ervin Tola, 31 vjeç, i cili është qëlluar me thikë pas një sherri të bërë me italianin e shpallur në kërkim.

Vrasja mësohet se ka ndodhur në sytë e miqve të shqiptarit Tola. Kanë qenë këta që i kanë dhënë policisë të gjitha detaje në lidhje me ngjarjen dhe identifikim e viktimës dhe autorit.

Besohet se autori i vrasjes është ndaluar nga policia, por nuk ka të dhënë për identitetin e tij.

Të fundit