Flash News

KRYESORE

Itali/Shqiptari gjendet i vrarë me armë zjarri, në ballkonin e shtëpisë

Përsëri ka ndodhur një ngjarje kriminale me protagonistë bashkatdhetarët tanë në Itali. Një shqiptar është gjetur i vdekur në ballkonin e shtëpisë së tij. Ngjarja ka ndodhur në Borgosatollo në zonën e Breshias, teksa shqiptari me nënshtetësi italiane është gjendur i vdekur nga të afërmit dhe miqtë që e kërkonin, pasi nuk kishin asnjë informacion për vendndodhjen e tij dhe ishin shqetësuar.  Sipas ekspertizës, shqiptari rreth 40 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka mbetur i vdekur nga një plagë me armë zjarri tip pistoletë në kokë, njoftojnë mediat vendase.  Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se shqiptari ka vrarë veten me një plumb në kokë për shkak të depresionit lidhur me çështjet sentimentale.

 

Të fundit