Flash News

KRYESORE

Itinerari i protestës për ditën e hënë/ Studentët qytetarëve: Ju kërkojmë falje për bllokimin e rrugëve

Studentët kanë treguar itinerarin që do të ndjekin gjatë ditës së hënë, 17 dhjetor 2018. Ata, fillimisht, iu bëjnë thirrje të gjithë pedagogëve, gjimnazistëve, mësuesve dhe prindërve që t’i bashkohen protestës paqësore.

Protesta fillon në orën 08:30 nëpër fakultete dhe më pas në orën 09:30 deri në 12:30, paralajmërohet bllokimi i rrugëve kryesore pranë universiteteve. Studentët tregojnë se protesta kulmon në orën 13:00, ku do të drejtohen drejt Kryeministrisë.

Me qytetarinë që ka karakterizuar këtë protestë, ata i kërkojnë falje qytetarëve për bllokimin e rrugëve, por e arsyetojnë këtë veprim me faktin se kauza që po mbrojnë prek të ardhmen e të gjithë vendit.

Të fundit