Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Iu arrestua vëllai, jep dorëheqjen Drejtori i Patentave Arben Isaraj
Arben Isaraj, Drejtori i Përgjithshëm i Patentave ka dhënë dorëheqjen nga posti nëpërmjet një letre drejtuar Damian Gjiknurit dhe kryeministrit Edi Rama. Isaraj shkruan se pas arrestimit të vëllait po jep dorëheqjen për të mos ndikuar direkt apo indirekt në profesionin e tij.
Kujtojmë që Altin Isaraj u arrestua mbrëmjen e kaluar në kuadër të mega-operacionit të FNSH dhe RENEA. Vëllai i drejtorit të Patentave u la në masën arrest me burg nga Gjykata pasi akuzohet si pjesë e grupeve kriminale të trafikut të kokainës. Gjatë kontrollit atij iu sekuestrua edhe një armë tip pistoletë të cilën e posedonte pa leje.